Shqipëria luajti ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve, në transfertë ndaj Izraelit. Kjo sfidë ishte tejet e rëndësishme për të kapur vendin e parë, në një grup totalisht të ekuilibruar.

Vendsasit mundën Shqipërinë me nga një gol në secilën pjesë. Së pari Izraeli kaloi në avantazh falë Hemed, dhe kur kishin mbetur vetëm pak minuta nga fundi, Shqipëria pësoi golin e dytë duke mbyllur shpresat e kuqezinjve.

 

bandicam 2018-10-14 20-56-45-358

 

KOMENTI LIVE

84′ Ajo që pritej, ndodhi. Nëse dominon dhe nuk shënon, kundështarit do t’i vijë rasti për të goditur dhe Seba na fundos, me golin e dytë. Goditje nga jashtë zone, devijim i lehtë që nxjerr jashtë loje Strakoshën. Me këtë rezultat, Izraeli merr kreun e grupit.

426199 Ts 14 10 18 5761890494

80′ Izraeli i shkon 2 herë rresht shumë pranë golit. Në dy raste brenda një aksioni është Strakosha shpëtimtar. Në kundërsulm Izraeli do të ketë gjithnjë e më shumë hapësira tashmë.

73′ Panuçi nuk ka zgjedhje të tjera dhe hedh në fushë sulmuesin e ri Giacomo Vrioni në vend të Balajt. Debutim në kombëtaren A për Vrionin.

62′ Fitojmë një goditje dënimi në pozicion të shkëlqyer, por Memushaj godet me të majtën dhe topi devijohet në këndore. Më pas, Gjimshiti me kokë godet mbi traversë. Po përsëritet pjesa e parë, krijojmë pa shënuar.

426199 Ts 14 10 18 7493229615
426199 Ts 14 10 18 7493229615

59′ Zotërimi i topit është 70%-30% në favorin tonë, por nuk vlen shumë, sepse nuk po krijojmë raste. Në krahun tjetër, Beram Kajal tenton nga distanca, pret Strakosha.

53’ Godet Peretz nga goditja e dënimit, por muri ndal gjithçka.

52’ Karton i verdhë për Gjimshitin, i cili ndaj Dabur në hyrje të zonës.

48’ Mavraj nuk ka vëmendje, dhe Izraeli ka një mundësi mjaft të mirë. Topi shkon për Dabur në hyrje të zonës, por goditja jashtë kuadratit të Strakoshës.

47’ Hysaj del papritur para zone i vetëm, godet me të majtën, por pa saktësi.

46’ Nis pjesa e dytë. Futet edhe Lilaj. Del Tibi te Izraeli, futet Tzedek.

Mbyllet pjesa e parë Izrael-Shqipëri 1-0

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Probleme për Bashën, edhe pse bëri një faull ndaj kundërshtarit, në këmbën e djathtë.

43’ Karton i verdhë për Bashën, për një faull në mesfushë. Mungon ndaj Skocisë në nëntor.

40’ Kundërsulm i shpejtë i vendasve, por Gjimshiti ndërhyn duke larguar çdo rrezik.

38’ Përsëri këndore, harkon Uzuni, Gjimshiti me kokë, por kontrollon portieri Harush.

37’ Kryhet goditja e këndit, topi shkon te Xhaka i cili fluturimthi provon drejt portës, por portieri Harush devijon.

26′ Izraeli fiton këndore dhe i shkon pranë golit, sepse Sheran Jeini godet me kokë, paksa jashtë. Duhej mbuluar më mirë izraeliti.

24′ Depërtim shumë i bukur nga Uzuni në të djathtë të sulmit, kombinim me Grezdën, por afër portierit e zgjat topin shumë dhe fiton vetëm një këndore, që nuk prodhon asgjë.

22′ Shqipëria provon të zgjohet dhe sërish Balaj tenton me kokë, pas krosit marrë nga e majta e sulmit, por gjuajtja e tij shkon sërish te portieri, që grushton. Mundësia e dytë e mirë për sulmuesin shkodran, por Izraeli ia ka hedhur paq.

GOL: Hemed 8′ (Izraeli ndëshkon Shqipërinë duke krijuar një perceptim që goli ishte dukshëm në pozicion jashtë loje, por sipas rregullores ky gol është i rregullt pasi nuk kemi të bëjmë me offside kur kemi të bëjmë me rivënie fundore nga portieri.)

7’ Goditje me kokë e Balaj, por portieri bën mrekullinë.

7’ Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë.

4’ Grezda nis një harkim për Uzunin pas futet në qendër, por pozicion i parregullt i beratasit.

3’ Top i humbur nga Basha në mesfushë, por është Mavraj ai që mbyll menjëherë rrezikun.

1′ Nis ndeshja në Izrael.

FORMACIONET

Izraeli: Harush, Dasa, Natço, Kajal, Peretz, Dabur, Hemed, Jeini, Tuata, Ben Harush, Tibi. Trajner: Andreas Herzog

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Basha, Uzuni, Memushaj, Xhaka, Binaku, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi.

 

Capture60 470x215

Burimi: http://www.panorama.com.al/formacionet-zyrtare-uzuni-e-nis-si-titullar-ja-si-rreshtohemi-ndaj-izraelit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb