Këngëtarja Eneda Tarifa është bërë nostalgjike. Ajo ka hapur arkivat dhe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram dy foto shumë të rralla, ku shfaqet krah kantautorit shqiptar, Sajmir Çili.

Përmes përshkrimit të fotos, këngëtarja ka zbuluar për ndjekësit se për të ka qenë dalja e parë në skenë në vitin 1997 kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.

“Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe siç është ajo e Festivalit Kombëtar. Me shumë dashuri kujtoj Sajmir Çilin i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij ‘Yjet e shpresës’. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent të padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit. Dhe ja ku më vijnë nga vajza e tij disa foto të papublikuara më parë. Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si ‘voicealbania’ e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte t’i zgjasja dorën edhe unë siç bëri babai i saj me mua. Por gjithsesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit”, shkruan këngëtarja krah fotove.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb