Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj festoi dje ditëlindjen e saj të 29-të. Përtej festës me familjen dhe stafin gjatë ditës, ajo po ashtu ka festuar edhe në mbrëmje.

Në shoqërinë e kunatës, Ana Kallakut, motrës dhe mikeshave të saj, Xhensila ka zgjedhur të festojë në një nga clubet e Tiranës ku ka qenë duke performuar Aurela Gaçe. Me këtë të fundit ajo ka raporte shumë të mira, madje Aurela ka kënduar edhe në dasmën e saj dhe Besit.

Xhensila kishte veshur një fustan të ngushtë ngjyrë të zezë dhe bezhë, me një të çarë në pjesën e belit që nxirrte në pah gjithë format e saj. Shoqëruar me një palë sandale të larta dhe aksesorë minimalistë, këngëtarja dukej shumë elegante. Ajo kishte zgjedhur që flokët t’i kapte bisht klasik teksa kishte bërë një makeup natyral.

Xhensila ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje të ndryshme nga festa. Ajo madje është ngjitur edhe në skena ku ka kënduar me Aurelën.

Edhe pse nuk ishte pranë saj në mbrëmje Besi rrëmbeu vëmendje me urimin për bashkëshorten e tij. Ai ia uroi ditëlindjen këngëtares përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante: “Urime Ditëlindjen “mama”! Qoftë buzëqeshja jote e shndritshme si dielli n’Pranverë. (Edhe tani që po shoh foton, qenke veshur si Donaldi në finale)”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Urimi i tij i veçantë shkaktoi shumë të qeshura, ku ndjekësit e tij nuk ngurruan të linin komente në postim. Ende nuk ka marrë një reagim nga Donaldi për këtë batutë por ky i fundit dhe çifti kanë raporte të mira. Vetëm pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP” ai u shfaq me vajzën e çiftit Ajkën për të cilën shkroi se është fansja e tij më e bukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb