Stërmbesa e shkrimtarit, po shet dorëshkrime letrare, libra dhe letra që hedhin dritë të re për jetën e autorit.

Në mars të 1896-s, Marsel Prust u ul për të shkruar një letër për dashurinë e tij të parë me pasionin e fshehtë, për kompozitorin e famshëm Reynaldo Hahn. Dyshja ishte feneri kulturor i brezit të tyre, por marrëdhënia e tyre, e njohur në rrethin e tyre të rafinuar, mbeti sekrete nga publiku gjatë gjithë jetës së tyre.

Në shkrimet e tij, në letrën e shkruar dhe shpesh vështirë të lexueshme, Proust, në atë kohë 24 vjeç, shkruan: “Unë dua që ti të jesh këtu gjatë gjithë kohës, por si një perëndi në maskim, të cilin asnjë i vdekshëm nuk do ta shikonte dot”.

Këtë javë, disa nga letrat që nuk ishin parë kurrë më parë, midis Proust dhe Hahn, do të dalin për ankand në Paris, si pjesë e një shitjeje të 70 dorëshkrimeve, librave dhe letrave letrare që hedhin dritë të re mbi një nga autorët më të famshëm të Francës.

Deri më tani koleksioni ka qenë në duart e pasardhësve të Prustit. Në prag të ankandit të librave dhe dorëshkrimeve, të enjten në Sotheby’s në Paris, ata tani janë shfaqur publikisht për herë të parë.

Letra e dashurisë për Hahn u shkrua kur Proust po botonte librin e tij të parë, Les plaisirs et les jours , një koleksion i poezive dhe prozës së tij të hershme. Edicioni përfshinte gjithashtu katër vepra në piano nga Hahn.

Objekte të tjera të shitjes kanë skica të përafërta të disa prej veprave më të mëdha të Proustit, duke përfshirë pjesët e tij në “Kërkimin e kohës së humbur”, shënime që përshkruajnë mospajtimet e tij me kritikun e artit britanik John Ruskin dhe një koleksion prej 138 letrat nga botuesi Proust Gaston Gallimard, që datojnë nga viti 1912 deri më 1922, kur shkrimtari vdiq.

Në një letër, Gallimard tregon një përkushtim të pazakontë për autorin. “Unë kam një dashuri xheloze për punën tuaj, si për ju: kështu që më thoni hapur se çfarë doni, dhe unë do të bëj çdo përpjekje për të mos ju zhgënjyer”, shkruan ai.

Koleksioni i përket Marie-Claude Mante, stërmbesës së Prustit dhe vajza e mbesa e vetme e shkrimtarit, Suzy, e cila e shihte xhaxhain e saj si një “magjistar” sipas të afërmve, të cilët thonë se adhurimi ishte i ndërsjellë.

Pas vdekjes së Proustit, pasuria e tij kaloi te vëllai i tij më i vogël, Robert, dhe më pas tek e bija, Suzy, një grua e kultivuar që kërkonte t’i ruante kujtimet e tij, duke inkurajuar botimin e veprës dhe korrespondencës së tij, megjithëse fshehu çdo gjë që do të linte të kuptonte homoseksualitetin e tij. Në vitet 1960 ajo shiti një pjesë të koleksionit në bibliotekën kombëtare franceze; pjesa tjetër u nda në mesin e tre fëmijëve të saj kur ajo vdiq në vitin 1986.

Prusti e takoi Hahnin në 1894. Shkrimtari, i cili kurrë nuk e pranoi publikisht homoseksualitetin e tij, dhe Hahn, i lindur në Venezuelë, një figurë fëmijërore muzikore, ndau një dashuri për pikturën, letërsinë dhe kompozitorin francez Fauré. Prusti e përfshiu Hahnin si një personazh në romanin e tij të papërfunduar dhe të botuar pas vdekjes, Jean Santeuil.

Pjesët e ankandit gjithashtu përfshijnë një vizatim me stilolaps të Hahn nga Prusti dhe nëntë letra nga Hahn për Proustin, të cilat Puttemans e përshkroi si “jashtëzakonisht të rrallë”.

Në një nga letrat e shkruara me dorë mes dy burrave, Proust këshillon mikun e tij, që nganjëherë e quante “mon petit Reynaldo”, të jetë i kujdeshëm. “Digje letrën … menjëherë,” përfundon ai, duke nënshkruar në fund thjesht një “Marseli” .

Në një letër të gjatë për Prustin, Hahn përshkruante mënyrën se si shkrimtari duhet të kalojë ditën e tij. Ai e quan Prustin “Marcelch”. Duke nënshkruar “I uroj gjithë të mirat për Marçekun tim të dashur”.

Në një letër tjetër për Prustin të vitit 1898, pasi ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre, Hahn e qorton mikun e tij për që nuk i shkruan më aq shpesh. “Çdo gjë në jetë është një çështje e keqkuptimit; ndoshta mendoni se unë mund t’ia dal mbanë pa lajme nga ti. Kjo ndoshta do të thotë që ti po ia çon shumë mirë pa mua.”

“Por unë nuk do të heq dorë kurrë për sa kohë që kam këtë dashuri të madhe për ju … Ju lutem vini re, mbi të gjitha që nuk ka asnjë hije poshtërimi në gjithë këtë, duke ju dashuruar me butësi si unë, ju jeni i vetmi që unë nuk mund të fajësoj që më shkruan kaq pak, sepse i njoh të gjitha arsyet që ju ndalojnë të shkruani më shpesh. ”

Puttemans tha se kjo, kohë gjatë së cilës është marrë vetëm me shitjen e dokumenteve të Proust, kishte qenë një periudhë emocionale për të. “Historia e këtij koleksioni është shumë prekëse, sepse vjen drejtpërdrejt nga familja Prustit. Me këto letra, dorëshkrime dhe libra, shkojmë drejt e në pikën më private të Prustit dhe familjes së tij. Prusti është zoti im dhe shkrimtari që kam studiuar më së shumti në universitet, kështu që kjo ka qenë shumë prekse për mua, “tha ai./The Guardian-Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: