ITALI

Mauro Ikardi sulmuesi i ri i Juventusit? Ka nga ata që po mendojnë që tani për lëvizjen e cila mund të ndodhë në verë. Jashtë stadiumit të Juves, përpara sfidës kundër Udinezes, janë shitur fanella bardhezi me numrin 9 në shpinë dhe emrin e argjentinasit në shpatulla. Ish-kpaiteni i Interit po vijon fizioterapinë për poblemet në gju, ndërsa vijojnë takimet mes avokatit Nikoleti dhe drejtorit Marota.

Zikaltërit duan ta kenë në ekip për derbi, por Ikardi, që ende nuk është bashkuar me grupin kërkon kohë. Por edhe nëse do të arrihet armëpushimi, duket e vështirë që argjentinasi të qëndrojë tek Interi deri në fund të kontratës. Ikardi nuk luan prej 9 shkurtit, ka humbur gjashtë ndeshje prej atëhere.

Në kontratën e tij, e cila skadon në qershor të vitit 2021, është parashikuar një klauzolë prej 110 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për ofertat nga jashtë Italisë. Ndërsa Juvja, duke parë “liket” e Ikardit ndaj Kanselos, është në pritje. Tifozët nga ana e tyre, duke parë dhe fanelat, shpresojnë se mund të ndodhë.

(j.s/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb