DURRES- Pamjet që shihni tregojnë mekanizmin që kishin përdorur trafikantët për të fshehur sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në territorin shqiptar.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar fotot për ‘BalkanWeb’ nga brenda kamionit, ku në një dysheme të dyfishtë ishin fshehur plot 613 kg kokainë, ndërsa brenda mjetit kishte banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së 27 shkurt, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositësi “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin Arbër Çekaj. Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Sakaq, dy persona kanë rënë në pranga, Donaldo Lushaj, nga Tropoja dhe Armando Pezaku nga Durrësi, të dy 25 vjeç, ndërsa Çekaj është shpallur në kërkim. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto të kamionit ku ishte fshehur sasia e madhe e kokainës, ndërsa ai ndodhet në një magazinë Maminas, në kompaninë ‘Arbi-Garden’ SHPK, që ndodhet në rrugën dytësore që shkon për në Durrës.
droga 2

droga 4

drtoga 433

droga 4333

droga322

droga
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb