Janë publikuar pamjet e rënda, që tregojnë momentin e vrasjes së anëtarit të bandës më mafioze në Itali “Camorra”, 77-vjeçarit Antonio Volpe.

Në videon e publikuar nga mediet italiane, shihet trupi i viktimës i shtrirë në tokë. Ai është ekzekutuar me breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë, që ishte në një motoçikletë në Fuorigrota të Napolit.

Kjo nuk është hera e parë që ishin organizuar prita ndaj 77-vjeçarit të “Camorra-s”.Në vitin 2005 kishin tentuar për ta vrarë, por pa ndonjë sukses, ndërsa sulmi i mbrëmshëm ka qenë fatal për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb