Mediet italiane kanë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë, që tronditi Triesten tri ditë më parë, ku u vranë dy karabinierë dhe u plagosën tre të tjetër. Në foto shihet momenti kur autori nis të qëllojë me armë policët, duke vrarë dy prej tyre, Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego.

Ngjarja ndodhi pasi dy vëllezër ishin arrestuar për vjedhje. Njëri prej tyre kishte kërkuar të shkonte në tualet, por i kishte vjedhur armën njërit prej agjentëve, duke nisur të gjuajë mbi ta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Autorët janë dy vëllezër Alejando Augusto Stephan Meran, 29 vjeç, dhe Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç, të dy me kombësi nga Republika Domenikane.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb