LEZHE- Policia ka publikuar pamjet e finalizimit të operacionit të koduar “Skuter”, gjatë të cilit policia e Lezhës sekuestroi 2 mina me telekomandë e prangosi poseduesin e tyre.

Policia e Lezhës arriti të kapë Fatjon Llanaj, 36 vjeç, banues në Tiranë, afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Në videon e shpërndarë nga policia duket qartë momenti kur policët rrethojnë të riun që ecte me motor dhe e rrëzojnë në tokë, për ta neutralizuar.

Njoftimi i policise
Më datë 10.05.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Fatjon Llanaj, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Vepra penale në ngarkim të tij ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb