Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën e Elbasanit, ku drejtuesi i autobusit të linjës së lundrës humbi kontrollin e mjetit, si pasojë e një problemi shëndetësor.

Disa qytetarë morën plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi 42-vjecar ka patur luhatje të tensionit dhe e ka përplasur autobusin me dy mjete të parkuara. Atij i është kryer edhe testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Grupi hetimor mbërriti menjëherë ne vendin ku ndodhi aksidenti dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk ka patur shenja frenimi në rrugë. Dyshohet se pasi shoferi ka humbur vetëdijen  autobusi ka devijuar djathtas dhe është përplasur me dy mjete të parkuara përpara se të përfundonte i përmbysur në rrugë.

Ky është aksidenti i dytë brenda një muaji ku përfshihen mjete të transportit publik. Në fund të shkurtit një autobus i linjës se unazës përplasi 9 automjete në Tiranë, dhe për pasojë mbeten të plagosur disa qytetare.

Drejtuesit të autobusit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: