Fshati Pagri rreth 28 km nga qyteti i Përmetit, ka shërbyer si pika e magazinimit të sasive narkotike, të mbjella në zonën e Frashërit. Jugunews ka publikuar sot pamjet e magazinës që tregojnë se si po e mban polica nën ruajtje magazinën ku u zbuluan plot 12 kanabis sativa në fshatin Pagri të Përmetit.

Në pamjet e publikuara duket se magazinës së braktisur nga shteti në vitet ’90, nuk mund t’i afrohet askush, përveçse efektivët e antidrogës dhe prokurori përkatës.

Banorët e zonës thanë më herët magazina ku ishte depozituar sasia e marijuanës, nuk është pronë e askujt por ka shërbyer si depo e drithërave në kohën e ish-kooperativave.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: