News24 dhe “BalkanWeb” siguron disa nga imazhet e filmimeve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit për operacionin e djeshëm të SPAK në Krujë, që çoi në pranga 10 persona mes tyre një gjyqtare dhe një avokat.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për përgjime ambientale të kryera nga skuadra OFL gjatë tratativa mes avokatit Aldo Tabaku i lidhur me gjyqtaren Enkeleda Hoxha për uljen e dënimit për Saimir Petanin dhe Gentian Nezajn. Në pamje shfaqet gjyqtarja Hoxha dhe avokati Tabaku me personat e tjerë të arrestuar dje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Altin Skëndaj i cili është arrestuar dje për korrupsion është një ish-i dënuar për vrasje. 7 muaj më parë është liruar me kusht nga Gjykata e Krujës dhe nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Duke qenë se ai ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës kishte krijuar njohje me Saimir Petanin. Kur është liruar me kusht, ka kontaktuar vëllain e Saimirit, Bledarin dhe kanë rënë dakord që të ndërhynin pranë gjykatës për të liruar atë. Nëse Saimir Petanit i bëhej ulja e dënimit do i mbeteshin dhe 7 muaj burg.

Ata kanë marrë kontakte me avokatin Aldo Tabaku. SPAK thotë se ka të filmuara të gjitha bisedat mes palëve, takimet fizike por edhe bisedat telefonike dhe komunikimet në rrjetet sociale.

Sa i përket dy vëllezërve Nezaj të arrestuar, hetimi ka nisur për Gentian Nezaj i cili vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.
“Ai ishte ekstraduar nga Itali dhe vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës dhe kërkonte që të vuante dënimin e mbetur në shtëpi. Ai kishte rënë në kontakt me Isuf Tanuzin dhe ky i fundit me avokatin Aldo Tabaku.
Në shtator Nezaj e ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për liri me kusht. Sekretarja Mallkuçi kujdesej që këto çështje të shkonin tek gjyqtarja Hoxha. Dhe pse paratë janë paguar, Nezaj nuk është liruar në muajin tetor.
Ish-të dënuar në burgun e Fushë-Krujës pasi liroheshin me kusht nga kjo gjyqtare, lidhnin kontakte me Aldo Tabakun për shkak të marrëdhënies me gjyqtaren”, tha gazetarja Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb