Dalin pamejet ku tregohet si u rrëzua avioni i Pakistanit në qytetin Karachi.

Sipas “Daily Mail”, avioni ku ndodheshin 91 pasagjerë, po fluturonte nga Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah. Fotografitë e shpërndara në mediet sociale tregojnë tymin nga vendi i përplasjes, e cila njëheresh është zonë banimi.

Pak orë pas ngjarjes raportohet se ka edhe të mbijetuar nga ky aksident ajror. Presidenti i Bankës së Punjabit, Zafar Masood u tërhoq i gjallë nga rrënojat dhe ishte në gjendje të fliste në spital.

Dëshmitarët thonë se avioni desh është rrëzuar tre herë, para se të binte herën e katërt. Kapiteni i tha kontrollit të trafikut ajror se kishte humbur një nga motorët e tij dhe kishte bërë një telefonatë përfundimtare të dëshpëruar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb