INDONEZI

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga zhytësit e marinës që kërkojnë për aeroplanin  e rrëzuar në Indonezi pak ditë më parë.

Deri më tani janë gjetur vetëm disa mbetje të aeroplanit që dolën në sipërfaqe, teksa me të gjitha gjasat Sriëijaya Air flight SJ 182 ka përfunduar në fund të detit bashkë me 62 pasagjerët e saj.

Nga ana tjetër janë lokalizuar prej një dite më parë dy kutitë e zeza të aeroplanit që do të zbardhin ngjarjen e plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb