Nëntëmbëdhjetë zyrtarë të policisë janë arrestuar dje në komunat veriore të Kosovës në aksionin e policisë anti-kontrabandë, do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë. Seanca për to pritet që të mbahet në orën 13.00.

Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviç, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet T., Krista Subotiç, Milja Mileneviç, Besim Merovci, Biljan Medelkoviç, Verelub Dimitroviç, Dejan Spasojeviç, Bozide Milosavoviç, Zvezdan Spasojeviç, Abdurrahim Hoxhiç, Oliver Kozmanoviç, Ana Bosovie Baraç dhe Blagoje Lazoviç, dyshohen për disa vepra penale.

Ndaj tyre rëndojnë një sërë akuzash të tilla si “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb