Në prag të debutimit në këtë edicion të Ligës së Europës, te Kukësi kanë marrë lajmin e parë të mirë. Verilindorët I janë nënshtruar dje testeve për Covid-19, ndërsa në përgjigjet e sotme kanë rezultuar të gjithë negativë.

117600428 2302508493227818 970226872318322916 N
117600428 2302508493227818 970226872318322916 N

Tani vëmendja shkon e gjitha te sfida kundër Slavias së Sofias, që do të luhet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Për Gjicin, skuadra, trajneri dhe klubi e kanë detyrim kalimin e turit.

Wd23 770x470
Wd23 770×470

“Dy testet kanë dalë negativë. Kjo është një gjë e mirë falë izolimit te stafit dhe ekipit në Tropojë dhe Elbasan. Nga kjo pikpamje jemi në rregull. Tani stafi dhe ekipi është fokusuar te kalimi i turit. Klubi e ka detyrim kalimin e turit të parë. Slavia është ekip shumë i fortë. Kam bindjen dhe besoj që do të fitojmë pasi edhe lojtarët e rinj janë të mirë”, ka thënë Safet Gjici.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb