Biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit prej disa ditësh.

Shkak për këtë është bërë infektimi me koronavirus i dy punonjësve të këtij institucioni. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka, i cili thekson se është vetëkarantinuar i gjithë stafi i bibliotekës.

Ndërkohë, në hyrje të bibliotekës, e cila është në varësi të Bashkisë së Lezhës, është vendosur njoftimi për mbylljen e saj për një afat të pacaktuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb