MAQEDONI E VERIUT

LSDM prin me 34% të votave deri tani teksa janë numëruar 13% të votave në Maqedoninë e Veriut. Por ky është vetëm fillimi dhe nuk ka siguri, pasi partia e Zaev ka deri tani vetëm 1% më shumë të votave se sa partia rivale VMRO- DPMNE.

Ndërkohë bie në sy se nga partitë shqiptare BDI ka 12% të votave kurse Aleanca për Shqiptarët bashkë me Alternativën kanë 10%. Kjo do të thotë se shqiptarët pavarësisht se të ndarë kanë 22% të votave pa të cilët s’mund të formohet qeveria nga një prej partive kryesore maqedonase.

Nesër pritet të mësohet definitivisht se kush do të formojë qeverinë e re dhe cili do të jetë kryeministri i ri në Maqedoninë e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb