KAVAJË- Pas mbylljes së numërimit të votave për deputetë në Kavajë ka përfunduar edhe procesi i numërimit të kutive për kryetar të Bashkisë. Mësohet se ka përfunduar numërimi për 84 kuti  që janë në total dhe kandidati i PD, Isa Sakja ka fituar me 28 vota me shumë se kandidati i PS, Dorjan Murati.

votat ne kavaje

REZULTATET PËR 84 KUTITË
PS- Dorjan Murati (11127 vota)
PD- Isa Sakja ( 11155 vota)
LSI- Maksim Kona ( 1960 vota)

Vota të pavlefshme: 698

Kavaja votoi të dielën për përfaqësuesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të Bashkisë. Kujtojmë se deri pak muaj më parë Bashkia drejtohej nga Elvis Rroshi, i shkarkuar nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
(i.ç/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: