Janë publikuar rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetore, ku bien në sy rezultatet shumë të mira, ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Nëse në këtë të fundit kishte vetëm 4 ekslenetë, në provimin e Matematikës notën maksimale e kanë marrë 234 maturantë.

Mësohet se nga 29 829 maturantë në total që kanë kryer provimin kanë ngelur 1729 prej tyre. Qarku që thye rekord për notat më të larta është ai i Kukësit, ku sië raporton gazetarja Aurora Golemi për “BalkanWeb” mesatarja e qarkut është 9.

“Në provimin e matematikës, të cilin e kryen në total 29829 maturantë. 1729 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 234 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88.“, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme dolën rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Nga 29 731 maturantë në total që kanë kryer provimin, kanë ngelur 383 prej tyre dhe 4 janë ekselentë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb