Ofendimet e dy radikalëve, Anton Zefi dhe Luigj Marku të cilët tashmë janë duke u hetuar edhe nga Policia e Shqipërisë kanë vazhduar me ofendimet dhe sharjet e tyre ndaj myslimanëve.

Në disa video të reja të cilat i ka publikuar Insajderi, Luigj Marku dëgjohet duke sharë myslimanët dhe duke thënë “rrnoft shkau”. “Do i *** ropt myslimanëve, ropt do t’ia shk****** ju dektë në atë vorr, rroft shkau, rroft Izraeli doktori i vërtet i myslimanëve”, dëgjohet duke thënë Luigj Marku.

Ndërsa ofendimet e Anton Zefit janë më të rënda ai shanë në gjuhën shqipe dhe serbe duke thënë se do t’ia vëmë kryqin në ballë.

“Anton Zefi i dërguari i perëndisë për me ju *** nanën myslimanëve të Shqipërisë. U ta *** motrën, kryqin në ballë do ta mbajë. Ta *** mallamajkën. Merre incizoje qoje tek milicia”, dëgjohet në këto video Anton Zefi.

Para dy ditësh është publikuar disa video ku Anton Zefi dhe  Luigj Marku, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.

Ofendimet ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë janë nga më të rëndat duke sharë e deri tek ofendimet e tilla që nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia do t’i rrjepin sikur serbët, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet ndaj Zefit dhe Markut.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

“Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë: A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb