Dalina Buzi, skenariste e producente ishte e ftuar sot në “Vila24”, prezantuar nga Brunilda Lahe. Buzi është krijuesja e serialit më të ri televiziv “Snob” ndërsa biseda në studio u fokusua edhe tek jeta e saj private për të cilën ka folur shumë pak në media. Buzi tha se seriali ishte si një shkollë për të ku i duhej të kalonte “nga fillorja në gjimnaz” për të patur produktivitet.

Ajo u shpreh se është hera e parë që ka një bashkëpunim kaq të mirë si ky me regjisorin Redi Treni dhe studion “Nilor”. Ajo sheh me shumë rëndësi zhvillimin e personazheve të veta në serial, sa i përket familjes si koncept, e vendosur dhe në qendër të serialit, Buzi tha se në Shqipëri ka humbur funksionaliteti dhe mungon komunikimi. Buzi pa kursim tha se nuk është dakort me vetësakrifikimin për hir të fëmijëve: “Vetesakrifikimi? Nuk do e bëj kurrë.

Më vjen shumë keq që nënat tona kanë vetësakrifikuar jetën. Femrat humbi feminilitetin, presin flokët shkurt dhe marrin formën e dollapit…-thotë ajo, ndërsa shprehet që sigurisht që u jep vajzave vëmendjen e duhur. Ajo vetë është shumë aktive në rrjete sociale, ndërsa nuk e ka prezantuar asnjëherë bashkëshortin. E pyetur nga moderatorja Lahe, Buzi thotë se ai nuk dëshiron të jetë publik, madje as vajza e madhe nuk preferon të jetë shumë aktive në rrjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: