TIRANË- Pas “sulmit” që producentja e “Dancing With The Stars”, Holta Dulaku i bëri Lori Hoxhës, pronares së TCH Vjollcës dhe gazetares Dalina Buzi, vajza e Dritan Hoxhës dhe drejtuesja e “Anabel” kanë reaguar duke theksuar se çështja do të përfundojë në duart e avokatëve.
“Më vjen keq që më duhet të bëj të tilla deklarata, por nuk mund të hesht. Më vjen turp që unë dhe nëna ime jemi përfshirë në një “status” të degjeneruar, mbushur me mllef dhe shpifje ndaj më duhet të jap një pergjigje për ata pak njerëz që e besuan çfarë ishte shkruar. Këto gjëra më rastisin shpesh në Instagram me vajza te vogla që shpifin e shajnë për arsye nga më të ndryshmet, por hera e parë që vërtetoj që kjo ndodhka dhe në botën “e te rriturve” dhe të “suksesshmëve”. Fatkeqësisht konfirmoj lajmin e shkruar nga Anabel. Në qoftë se ai apartament që fitova po më priska, do doja ta kisha marrë vesh ndryshe, jo me statuse Facebook-u, por nuk më është dhënë mundësia. Marrëveshja me producenten e “Dancing Ëith The Stars” është bërë në një tavolinë, dhe ashtu duhet të kishte mbaruar. Nga unë s’ka patur asnjë shkelje kontrate e respekti, ndaj prisja të njëjtën gjë. Meqenëse zonja producente zgjodhi mënyrën më të shëmtuar, unë këtë nuk e bëj dot, por ja kam lënë në dorë avokatëve të familjes pasi shpifja dhe prishja e imazhit nuk janë të pranueshme me ligj,” – deklaroi Lori Hoxha.

Ndërkohë gazetarja Dalina Buzi ironizoi statusin e Holta Dulakut, duke thënë se “Zonjës së zemëruar i ka gjetur ilaçe”.

“U njoha me këtë status, e printova dhe çuditërisht ma pranuan në farmaci. Tani kam dy pako Prozac (ilaç qetësues) dhe zonja e zemëruar mund t’i marrë kur të dojë”, – ka thënë Dalina.
Reagimi i Lorit dhe Dalinës erdhi pas publikimit në media të një statusi që producentja e “Dancing With The Stars”, kishte shkruar në Facebook. Bashkëshortja e njërit prej pronarëve të Vizion Plus, tha se gazetarja Buzi është një “gjë pa gjini”, ndërsa mamaja e Lorit ka detyruar punonjësit të votojnë Lorin gjatë kohës që ajo ishte konkurrente në “DWS”, dhe se apartamentin e fituar do të qe më mirë ta shiste e të lante lekët që punonjësit kanë paguar për televotim. Më parë Dalina Buzi, kishte botuar në faqen online që drejton se Lori Hoxha, fituesja e vitit të kaluar të “DWTS”, nuk e kishte marrë ende apartamentin e premtuar.

(m.k/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb