TIRANË

Sulmet kibernetike dhe nxjerra e disa e-mail-eve dhe dokumenteve nga grupi i hakerave, si dhe urdhri i Prokurorisë për të mos publikuar informacione ka qenë në fokus të emisionit të sotëm “Open” në News24.

Gazetari Mentor Kikia tha se dëmi nuk ishte bllokimi i e-Albania, por vjedhja e informacioneve. Ai deklaroi se prokuroria duhet të bëjë punën e saj dhe gazetarët të tyren. Sipas tij të dhënat duhen publikuar nëse ka informacione që janë me interes për publikun.

Kikia: Dalja e e-mail-eve ka dy çështjes, e para dalja e e-mail-eve, vjedhja e informacionit sepse u konstatua se dëmi që kishin shkaktuar hakerat ishte bllokimi i shërbimeve, por në fakt u fsheh vjedhja e informacionit. E dyta dalja e e-mail-eve. Sot jemi duke parë hapin e parë të pasojave reale, publikimi i këtyre të dhënave. Jo çdo gjë duhet marrë si e vërtetë apriori në aspektin e e-maileve.

Ne jemi vjedhur dhe ende nuk kemi pranuar se jemi vjedhur. Po të shikoje raportimet në e-mailet e publikuara thuhet që informatori, bashkëpunëtori jonë ka thënë se, dyshohet se…Ishin informacione në kuadër të burimeve operative që ka çdo oficer në zonën e vet që mbulon.

Të ndalohet publikimi i informacioneve? Unë jam një qytetar i përgjegjshëm, e dua këtë vend më shumë se treçereku i politikanëve, por detyrat janë të ndara, unë jam gazetar. Unë do ta publikoj faktin kur të më vijë në dorë. Detyra e prokurorisë është të ndalojë, detyra e gazetarit të publikojë. Gazetarë ishin ata që publikuan atë që ndodhi në Vietnam, ata që publikuan të dhënat e Wikileaks, shpartalloi administratën amerikane, mori çmime pafund. Zbuloi krimet në Kenia.

Unë nuk dua të mendoj si prokuror, nuk dua të mendoj si polic, unë jam gazetar do mendoj si gazetar. Prokuroria ta kishte bërë detyrën kur e kishte në dorë për ta hetuar dhe tani mos të thotë mos e shpërndani ju. Çfarë po fshihet që një kriminel i kërkuar lëvizte lirshëm nëpër Tiranë. Çfarë nuk dihet?

Lala: Personalisht mendoj që ne nuk na prek urdhri që ka nxjerrë prokuroria, nuk jemi subjekt i ligjit. Ka momente të caktuara..

Kikia: Për të mos marrë rolin e një njeriu që nuk pyet për pasojat e krimeve terroriste… Ky sulm nuk është ndërmarrë për të prishur e-albania, është marrë me qëllime të pastra. Pse është hakeruar e-maili i drejtorit të policisë sepse ka interesa madhorë. Prokuroria të bëjë të vetën, policia të bëjë të vetën, media të bëjë të vetën. Media ka dëshmuar që ka përgjegjshmërinë maksimale si në rastin e covid-it.

Nëse këto të dhëna përbëjnë lajm me interes për publikun, unë them që duhen publikuar. Nëse një kriminel lëvizte i lirë nëpër Tiranë dhe policia nuk e kapte padyshim që duhet publikuar.

Nëse ka dokumente që cenojnë sigurinë kombëtare, media është aq e përgjegjshme sa të mos i publikojë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb