E skandalizuar personalisht dhe e tmerruar institucionalisht! Kështu e përkufizon Helga Vukaj, anëtare e Komisionit Rregullator në KQZ marrjen e të dhënave personale të qytetarëve për përdorim politik.

Vukaj thotë se ka kërkuar të dëgjojë krerët e institucioneve shtetërore duke nisur nga Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Drejtorisë së Tatimeve dhe institucioneve të tjera shtetërore që përpunojnë të dhënat personale të qytetarëve. Por një thirrje për mbrojtje Vukaj ia drejton Ambasadës amerikane dhe përfaqësive të tjera diplomatike në Shqipëri.

Anëtarja e Rregullatorit nuk ka asnjë dyshim që kjo situatë zhbën zgjedhjet e lira dhe fshehtësinë e votës. Çka shqetësuese për Helga Vukaj është mbrojtja që kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS i bën patronazhistëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb