KOSOVA

Vetëvendosje duket se ka filluar festën parakohe, pasi Exit Poll-et mediatike dhe të organizatave e nxjerrin fituese.

Mediat kosovare raportojnë se para selisë së LVV, janë hedhur fishekzjarre nga simpatizantët.

Ende nuk ka filluar numërimi i votave nga KQZ, por Vetëvendosje më ulët rezulton në exit poll të PIPO, me mbi 41%, por sërish parti e parë dhe fituese.

Ndërkohë disa të tjera e nxjerrin edhe që mund ta formojë vetë qeverinë me mbi 50% të votave, ndërkohë që sot në Kosovë votuan plot 834 mijë  qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb