Janë luajtur vetëm katër ndeshje së fundmi në NBA. Dallas Mavericks arriti një fitorë të rëndësishme, duke mundur 133-126 Philadelphia në një ndeshje spektakolare mes dy ekipesh pretendente për titull.

Dyshja Doncic-Irving bëri diferencën në fushë për teksanët, pasi së bashku ata realizuan 82 pikë. Në kahun tjetër, Embiid e mbylli me 35 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra kampione e Golden State, që mundi 115-91 Los Angeles Clippers në derbin kalifornian. Jordan Poole me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, lider për Warriors. Një fitore shumë e rëndësishme e Golden State, e katërta radhazi, dhe ndërron pozicionet në renditje, ngjitet në vendin e pestë, duke zbritur Clippers në të shtatin.

Washington Wizards, falë 30 pikëve të Kuzma dhe 25 të Porzingis, mposhti 119-108 kanadezët e Toronto Raptors. Ndërkohë rikthehet te fitorja pas 13 humbjeve radhazi ekipi i San Antonio, që mundi 110-99 Indiana Pacers. Për Spurs u dallua Sochan me 22 pikë e 13 rebound.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb