TIRANË

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas rikthimit të Dallëndyshe Bicit në IKMT, teksa ka një dosje të hapur në prokurori.

Gjekmarkaj deklaron se Zonja në fjalë e ka konsumuar pa lavdi drejtimin e INUK njëherë dhe u dërgua si zv. Ministre Mbrojtje dhe tani rimerret nga ajo rehati për t’u rikthyer në krye të INUK me gjasë për shërbime militante.

Sipas tij, këta janë shembuj se si administrata shndërrohet në kamikaze politike duke i dhënë status pushtetit që shkatërron shtetin.

“Emërime të çuditshme dhe provokuese po shohim ditët e fundit në postet e larta! Shkëlqen mbi të gjitha rasti i Dallëndyshe Bicit e cila po hetohet nga prokuroria për shembje të paligjshme të ndërtimeve me leje. Zonja në fjalë e ka konsumuar pa lavdi drejtimin e INUK njëherë dhe u dërgua si zv. Ministre Mbrojtje dhe tani rimerret nga ajo rehati për t’u rikthyer në krye të INUK me gjasë për shërbime militante si çekan mbi kryet e atyre që nuk janë në sintoni me qeverinë. Këta janë shembuj se si administrata shndërrohet në kamikaze politike duke i dhënë status pushtetit që shkatërron shtetin”, deklaron Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb