DAMASK-Dy ish-mauzoleume islamike u shkatërruan nga grupi i Shtetit Islamik ditët e fundit në qytetin antik të Palmiras, i rënë në duart e xhihadistëve një muaj më parë.

”Xhihadistët bombarduan tre ditë më parë mauzoleumin e Mohammad Ben Ali, një trashëgimi e familjes të të afërmit të profetit Ali Ben Abi Taleb”, konfirmoi drejtori i Antikiteteve Siriane, Maamoun Abdel Karim.

Ky mauzoleum ndodhej në një zonë malore, rreth katër kilometra në veri të Palmiras.

Abdel Karim thekoi gjithashtu se Shteti Islamik kishte bombarduar një mauzoleum të Chkaf që datonte prej më shumë se 500 vjetësh, i njohur me emrin Nizar Abou Bahaeddine, një besimtar i Palmyras. Ky monument ndodhet në oazin e qytetit, rreth 500 metra nga Harku i Triumfit.

”Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar më shumë se 50 mauzoleume 100-200 vjeçare në rajonet që kontrollojnë që prej më shumë se një viti në veri dhe lindje të Sirisë”, sipas Abdel Karim.

(a.n/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: