Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si President i Republikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjiknuri shprehet besimplotë se zoti Begaj do ta kryejë detyrën e kreut të shtetit me përgjegjësi e në respekt me Kushtetutën.

“Urime z. Bajram Begaj për votëbesimin e marrë nga deputetët e Kuvendit si President i Republikës së Shqipërisë.
Jam besimplotë se do kryejë me përgjegjësi të plotë, në respekt me Kushtetutën, detyrën e Kreut të Shtetit”, thekson Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: