Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kujton sot viktimat e pafajshme të tragjedisë së “21 Janarit”.

Në një postim në “facebook”, ministri Çuçi thekson se “21 Janari” i 2011-ës ishte një ngjarje e rëndë, e paimagjinueshme në botën demokratike, dhe një damkë e zezë në historinë e Shqipërisë.

“21 Janari dje dhe sot, një ngjarje e rëndë, e paimagjinueshme në botën demokratike, një damkë e zezë në historinë e Shqipërisë, që kurrsesi nuk do të arkivohet pa dhënë verdiktin e saj final drejtësia e re që tashmë i ka dhënë shenjat domethënëse të veprimit të saj. Të paharruar katër protestuesit paqësorë të asaj dite”, shkruan ministri Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb