Motra e Dan Hutrës ka rrëfyer në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 për situatën familjare që pas vrasjeve seriale nga i vëllai.

Ajo kritikoi Policinë e Shtetit, të cilët e kanë cilësuar Dan Hutrën si njeri më rrezikshmëri të lartë, teksa shtoi se kur shkonte në burg ‘shihja vëllain të hante mish qengji me policët

Pjesë nga intervista telefonike:

Asije Hutra: Dani ka qenë 12 vjeç, kur ka ardhur nga Greqia dhe ka kaluar totalisht jashtë logjikës duke parë baba duke u përcjellë drejt varrezës. Policia e Shtetit nuk ka marrë masa ndaj tij, e ndërkohë del e thotë që ka qenë më rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë, janë ata policë që…do u them ‘turp të keni’, se Dani ka ngrënë mish qengji me ta.

Unë nuk do ia fal kurrë Dan Hutrës. Ngushëllimet e mia ndaj familjes së viktimës. Më vej  të qaj se jam shumë e mërzitur dhe më vjen të qaj. Dan duhet të marrë dënimin e merituar. Të më dëgjoi Dani ‘vëlla i dashur nuk pate rrugë tjetër përveç se të vrisje vajza? Nuk mendove se ke motra? Turp nuk ke o vëlla? Nuk mendove për nënën? Nuk të erdhi turp që ia ktheve me kaq egërsirë?”. Sikur i gjithë populli shqiptar ta falë, nuk do e bëj .

Keni frikë?

Asije Hutra: Kam frikë. Sepse kam fëmijë, bashkëshortë, motra, vëllezër të tjerë, nipër dhe mbesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb