KOPENHAGEN– Azilkërkuesit në Danimarkë do të mësojnë kodin e jetës së natës në vendet skandinave me qëllim që të sillen mirë dhe të evitohen pabarazitë me femrat, raportoi sot televizioni publik DR.

“Dy qendra pritjeje të azilkërkuesve në komunën e Sonderborg-ut (jug) do të marrin javën e ardhshme ndihmën e asistencës sociale që do j’u shpjegojë si të sillen”, sipas DR-së.

Kjo iniciativë vjen pas incidenteve që prëfshijnë migrantë me sjellje të gjykuar të papërshtatshme në bare dhe diskotekat e të këtij rajoni.

Në Norvegji gjithashtu zhvillohen kurse për azilkërkuesit për të luftuar dhunën kundër femrave si dhe për të favorizuar përshtatjen e tyre në një shoqëri ku femrat dalin, pijnë dhe festojnë.
(ma.ar/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: