Dani Alves ndodhet në qeli prej muajsh pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht një femër. Braziliani, së fundmi mësohet se ka ndryshuar komplet strategji sa i përket mënyrës që mendon ai se mund të fitojë lirinë. Siç raporton “El Confidential Digital”, Alves ka kërkuar një agjenci komunikimi, për të pasur kështu kontroll mbi të gjitha informacionet që dalin në media.

Një agjenci ka pranuar të merret me këtë çështje, por ka bërë të ditur se do bëjë diçka të tillë vetëm nëse ruhet anonimiteti.  Për momentin, Alves ka këshilluar që fillimisht të përgatitet raport specifik për lajmet që publikohen në Spanjë për rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: