Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh, do të duhet të qëndrojë në paraburgim pa kusht të paktën deri në javën e ardhshme. Kështu kanë bërë të ditur mediat spanjolle që i janë referuar vendimit të gjykatës në Barcelonë.

Ajo do të vendosë brenda pak ditësh për ankesën e bërë nga avokatët mbrojtës të ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe Seviljes që kërkuan lirimin e klientit të tij deri në gjykim. Prokuroria kërkon të mbajë në burg Dani Alveshin, i cili është i inkriminuar nga testi i ADN-së. Frika e lirimit të tij me kusht ka të bëjë me faktin se në Spanjë i druhen faktit se Dani Alvesh mund ta shfrytëzojë daljen nga burgu për t’u arratisur!

Dani Alvesh ndodhet në paraburgim pa lirim me kusht që prej 20 janarit në pritje të gjykimit ku akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë më 30 dhjetor. Ndërkaq, në një seancë me dyer të mbyllura, avokati i Dani Alveshit ka pranuar se mes klientit të tij dhe të dëmtuarës ka pasur penetrim vaginal.

Por ai ka argumentuar se kjo është bërë me konsensusin e të dyja palëve dhe jo me dhunë, siç pretendohet nga viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: