Dani Alvesh po insiston me çdo kusht për të dalë nga burgu, në të cilin ndodhet prej javësh për shkak të akuzave për përdhunim. Mbrojtësi brazilian ka kërkuar që të lejohet të dalë me kusht, duke plotësuar çdo kërkesë që mund të bëhet nga drejtësia spanjolle që ia mohoi fillimisht.

Ai është treguar i gatshëm që të dorëzojë pasaportën e tij dhe të vendosë një byzylyk elektronik që do të tregojë në çdo kohë vendndodhjen e tij, në mënyrë që të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi dhe të zgjidhë edhe krizën familjare. Kjo, pasi e ka lënë partnerja si pasojë e skandalit dhe kur u konfirmua se me apo pa dëshirë, Alvesh kishte kryer marrëdhënie seksuale me 23-vjeçaren që e denoncoi.

Por ndërkohë, në Spanjë bëjnë të ditur se kundër Alvesh është legjislacioni i ri që ka hyrë në fuqi për rastet e përdhunimit, që me datë 7 tetor 2022. Ligji “Vetëm po është po:”, ka rritur në mënyrë të ndejshme masën ndëshkimore ndaj atyre që akuzohen për përdhunim. Nëse më parë, një person fajtor ndëshkohej nga 1 në 4 vite burg, tani dënimi me të cilin përballet Dani Alvesh është nga 4 vite, deri në 12 vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb