Danimarka është bërë vendi i parë nordik që rihap ambasadën e saj në Kiev, më shumë se dy muaj pasi Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm, Jeppe Kofod vizitoi sot kryeqytetin ukrainas dhe ngriti flamurin danez në ndërtesën e ambasadës.

“Ky hap është një simbol i rëndësishëm i mbështetjes së vendit për Ukrainën”, shkroi ai në Twitter.

“Ambasada do të vazhdojë fillimisht punën e saj me një numër të reduktuar punonjësish dhe gradualisht do të rikthehet në staf të plotë”, thuhet nga qeveria.

Megjithatë, ajo ende këshillon qytetarët që të mos udhëtojnë në Ukrainë për shkak të situatës së rrezikshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb