Danimarka dhe Suedia kanë thënë se një aeroplan spiun rus ka shkelur hapësirën ajrore të të dy vendeve.

Të dy po thërrasin ambasadorët rusë për incidentin.

Komanda Daneze e Mbrojtjes i tha AFP se avioni ishte një avion zbulues që ishte në hapësirën ajrore daneze për “një moment shumë të shkurtër” dhe se avionët danezë F-16 “ndërhynë menjëherë”. Ai shtoi se incidente të tilla janë të rralla.

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se shkelja ishte “krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale”.

Ndërsa Danimarka është anëtare e NATO-s, Suedia po debaton nëse duhet t’i bashkohet aleancës.

Megjithatë, ministri suedez i mbrojtjes i tha gazetës Dagens Nyheter se nuk kishte prova se incidenti ishte i lidhur me këto diskutime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb