Danimarka ka vendosur t’i japë Ukrainës 19 topa me rreze të gjatë të prodhimit francez Cezar, disa prej të cilave ende nuk janë dorëzuar, njoftoi sot qeveria.

Qeveria, me mbështetjen e Parlamentit, “vendosi t’i japë ushtrisë ukrainase të 19 topat e artilerisë Cezar të prodhimit francez” , njoftoi ministri i Mbrojtjes Jacob Ellemann-Jensen në një deklaratë për shtyp, teksa njoftimet për donacione të armëve të rënda në Ukrainë po rriten nga Perëndimi. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ukrainasit në lidhje me sistemet e artilerisë Cezar në veçanti dhe jam i lumtur që tani kemi marrë mbështetjen e gjerë të Parlamentit danez për t’i dhuruar ato në luftën e Ukrainës për liri,” shtoi ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në dhjetor u kërkoi liderëve perëndimorë që ai takoi në Letoni, të furnizonin vendin e tij me një gamë të gjerë sistemesh armësh, duke përfshirë armët Cezar.

Kopenhaga do të kërkojë të fitojë shpejt aftësi të reja ushtarake së bashku me donacionin, tha ministria e mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb