Bota e futbollit festoi së bashku me Eriksen rikthimin e tij në fushë. Pak nga pak gjërat po rikthehet në normalitet pasi fantazisti fillimisht u shërua, më pas gjeti një ekip të ri, Brentford, u rikthye të luaj në Premier League ndërsa së fundmi shpresonte të rivishte fanellën e përfaqësueses daneze, aty ku u shndërruar në një burim frymëzimi.

Eriksen
Eriksen

Eriksen mori një ftesë nga trajneri i përfaqësueses por për fat të keq, Eriksen nuk mund të jetë në dispozicion të kombëtares. Fantazisti ka rezultuar pozitiv me COVID-19 duke humbur në këtë mënyrë miqësoret kundër Holandës dhe Serbisë, më 26 dhe 29 mars. Këtë lajm e bëri publik vetë federata daneze e cila shtoi se nëse në ditët e ardhshme Eriksen del tampon negativ mund të bashkohet me ekipin.

Eriksen Danez 780x439
Eriksen Danez 780×439

Eriksen nuk e vesh fanellën e Danimarkës që nga 12 qershor 2021 kur pësoi një arrest kardiak në fushën e lojës gjatë sfidës me Finlandën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb