Belgjika ka pësuar një nga humbjet më të thella në mijëvjecarin e ri, duke pësuar 4 gola në fushën e vet nga Holanda. Tulipanët duket sikur po ringrihen dhe tashmë janë të etur.

Bergëijn shënoi në pjesën e parë në minutën e 40-të, ndërsa në të dytën Depay realizoi dopietë, në mes edhe goli i Dumfries. Belgjika shënoi në fund, por goli u anulua. Holanda merr kreun e grupit së bashku me Poloninë, që mposhti 2-1 Uellsin dy ditë më parë.

Edhe Franca është mposhtur në shtëpi me Danimarkën, me rezultatin 1-2. Në fundin e pjesës së parë kampionët në fuqi të Ligës së Kombeve humbën Mbappe si pasojë e një dëmtimi.

Në të dytën, lojtari më në formë, Benzema, shënoi golin e avantazhit për vendasit. Por Cornelius në 68’ barazon shifrat për miqtë. Në 89’ Cornelius shënon dopietën personale dhe i jep fitoren Danimarkës. Në fund, Batshuayi shënon golin e nderit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Kroacia është turpëruar 0-3 në shtëpi nga Austria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb