DANIMARKA

Danimarka ka vendosur një Lock-Down të pjesshëm në disa rajone për shkak se shkencëtarët kanë gjetur një mutacion tëCOVID-19 tek nuselalat daneze.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ky lloj mutacioni që ka pësuar COVID-19 mund të përhapet edhe tek njerëzit.

Lock-Down do të zgjasë deri më 3 dhjetor, por autoritetet nuk janë mjaftuar vetëm me kaq. 17 milionë nuselala që ndodhen në Danimarkë do të hiqen nga vendi prej frikës.

Të enjten OBSH e konfirmoi diçka të tillë duke i cilësuar nuselalat si ”rezervuar të mirë” të COVID-19. Një fenomen i tillë është vënë re dhe në Spanjë e Holandë që nga fillimi i pandemisë teksa Danimarka krahas njerëzve ka nisur të numërojë rastet dhe tek nuselalat.

Me masat e reja baret, restorantet, transporti publik dhe sportet me dyer të mbyllura do të ndalohen pasi rastet në Danimarkë po rriten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb