DANIMARKË-Kryeqyteti danez tronditet sërish nga një sulm i dytë pak pas atij të parit gjatë një takimi mbi blasfeminë.

Një person i armatosur hapi zjarr në një sinagogë në Kopenhagen, duke lënë të vdekur një person dhe dy oficerë policie të plagosur.

Policia konfirmoi se viktima është një 55-vjeçar, ndërsa u shpreh se është ende herët për të kuptuar nëse sulmi kishte lidhje me atë të ndodhur në qendrën kulturore Krudttonden, në veri të Kopenhagen, ku u vra një person dhe u plagosën 3 policë.

Sulmi i dytë ndodhi në një rrugë në Krystalgade, me një distancë rreth 5 km nga sulmi i parë.

Forcat e policisë kanë nisur një kërkim masiv për të dyshuarin, ndërsa thanë se kanë plagosur një të dyshuar pranë stacionit të trenit në kryeqytet, por ai ka mundur të largohet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: