Një person u arrestua sot në Kopenhagë, pas përpjekjeve për të marrë armë zjarri e municione me qëllim kryerjen e akteve terroriste në vend, njoftoi sot kreu i forcave policore të qytetit, Jorgen Bergen Skov.

Skov nuk dha hollësi të tjera në lidhje me të dyshuarin ose planet e këtij të fundit.

“Shërbimi sekret danez arriti në përfundimin se i dyshuari është frymëzuar nga terrorizmi islamik dhe ka vepruar i vetëm”, tha kreu i agjencisë PET, Flemming Drejer.

Një gjyqtar do të vendosë të premten, nëse ky person do të mbahet në paraburgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb