Kufijtë e Danimarkës me Gjermaninë, Suedinë dhe Norvegjinë do të mbeten të mbyllura për momentin, tha sot kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ndërkohë që në Europë po rritet presioni që vendet të lehtësojnë kufizimet e hyrje-daljeve në një përpjekje për të rifilluar ekonominë.

Frederiksen është nën presionin e kundërshtarëve të saj politikë për të arritur një marrëveshje me Gjermaninë, në mënyrë që industria e shkatërruar e turizmit në vend të rikthehet në funksionon.

Tradicionalisht, shtetasit gjermanë përbëjnë shumicën e turistëve në Danimarkë.

Presioni ndaj qeverisë daneze u rrit herët këtë javë, kur ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se Gjermania ishte e gatshme të hapte kufirin, në pritje të një hapi përpara nga fqinja e tij veriore.

Danimarka i mbylli kufijtë e saj më 14 mars, duke lejuar vetëm hyrjet me arsye të vlefshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb