Eshtë ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, Princ Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës daneze Margrethe II.

Princ Henrik vdiq dje në mbrëmje në Pallatin Fredensborg, rreth 40 kilometra në veri të Kopenhagës, njpftoi sot pallati mbretëror danez.

Princi Henrik, kishte rreth një muaj që kurohej nga një sëmundje në mushkëri në spitalin “Rigshospitalet” në kryeqytet përpara se të transferohej në Fredensborg pas përkeqësimit të gjendjes së tij.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb