Një protestë e re i është shtuar serisë së demonstratave në Danimarkë kundër masave të zbatuara për parandalimin e koronavirusit (COVID-19) në Danimarkë që nga dhjetori i vitit 2020.

Grupi “Men in Black” organizoi protestë në Arhus, qytetin i dytë më të madh të Danimarkës.

Protesta, në të cilën organizatorët sollën demonstrues me autobusë në Arhus nga Kopenhaga në një distancë rreth 300 kilometra, ishte më e qetë se në javët e mëparshme.

Sipas një deklarate nga Policia në West Jylland, protesta e cila filloi në ora 18:30 me kohën lokale, përfundoi në ora 21:00.

Policia njoftoi se kanë marrë masa kundër katër personave që shkelën ligjin në lidhje me protestat dhe se një grua 20-vjeçare u ndalua për hedhjen e gurëve në drejtim të policisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb