Gazeta daneze “Jyllands-Posten” nuk pranoi t’i kërkojë falje Kinës pas publikimit të një karikature të flamurit kinez, në lidhje me koronavirusin e ri të zbuluar në këtë vend, duke ngjallur zemërimin e ambasadës kineze në Kopenhagë.

Karikatura, e botuar të hënën në faqet e kësaj gazete të përditshme, paraqet flamurin kinez ku pesë yjet e verdhë, normalisht të pranishëm në pjesën e sipërme të majtë të tij, janë zëvendësuar me pamjen e koronavirusit të ri.

Ambasada kineze në Danimarkë reagoi në faqen e saj të internetit, duke e cilësuar karikaturën si ”një fyerje për Kinën” dhe ”që lëndon popullin kinez”.

Sipas autoriteteve kineze në Kopenhagë, ”vizatimi ka kapërcyer kufirin etik të lirisë së shprehjes”.

Ambasada kërkoi nga gazeta dhe karikaturisti i tij një ndjesë publike për popullin kinez.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb