Një rritje shqetësuese në rastet e COVID-19 ka detyruar qeverinë daneze të pakësojë numrin e personave të lejuar në tubimet publike në Kopenhagë dhe 16 komuna përreth saj.

“Rritja e rasteve është shqetësuese dhe Danimarka po shkon në drejtimin e gabuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

“Baret dhe restorantet do të mbyllen në mesnatë, në vend të orës 2 të mëngjesit dhe masat do të jenë në fuqi deri më 22 shtator”, shtoi ai.

Danimarka regjistroi sot 230 raste të reja në 24 orët e fundit, hera e parë që nga fundi i prillit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb