DANIMARKE- Një 22-vjeçar iranian ka rënë në prangat e policisë së Danimarkës, pasi tentoi të hidhte veten në erë me bombë. Ngjarja ka ndodhur në tarracën e banesën e ku i riu jetonte.

Sipas burimeve policore bëhet e ditur se azilkërkuese kishte tentuar të hidhte veten në erë për shkak të ‘zemrës së thyer’.

Po sipas këtyre burimeve, i riu nuk e kishte ndërmarrë hapin ekstrem për qëllime ekstremiste politike, por për një çështje private romantike. Pas ndërhyrjes së negociatorëve, 22-vjeçari hoqi dorë nga akti makabër, duke hequr dorë nga hedhja në erë me eksploviz.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: